Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, hetohen 5 persona, tentuan prishjen e takimit elektoral
English

Shkodër, hetohen 5 persona, tentuan prishjen e takimit elektoral

Shkodër, 2 maj 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Shkodrës nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj pesë shtetasve, të cilët tentuan të prishin takimin elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në komunën e Dajçit.

Policia e Shkodrës bën me dije se ka nisur hetimin ndaj shtetasve, të gjithë pjesëtarë një familjeje, Gentian Kin Palaj, 34 vjeç; Florjan Kin Palaj 23 vjeç; Marjan Kin Palaj 33 vjeç; Emiljan Rrok Palaj 33 vjeç dhe Salvador Filip Palaj 53 vjeç, të pestë me banim në fshatin Shirq, të komunës Dajç të rrethit të Shkodrës.

Të lartpërmendurit kanë tentuar të prishin një takim të organizuar nga kandidati për Kryetar Komune i “Aleancës për qytetarin” Arben Gjuraj 42 vjeç, banues në fshatin Dajç, si dhe kanë goditur përfaqësuesin e këtij stafi elektoral shtetasin Admir Shabani, 20 vjeç, banues në fshatin Shirq.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 11.45, përballë Komunës së fshatit Dajç në Shkodër.

Të pestë personat janë nën akuzë për veprën penale dëmtime me dashje.

mit/NOA

KOMENTE