English

Shpërthim pranë çadrës elektorale të Edi Ramës në Tiranë

Tiranë, 2 Maj 2011 NOA – Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë çadrës elektorale të Edi Ramës.

Në vendngjarje raportohet paraprakisht se shpërthimi ndodhi në një kosh plehrash që ndodhet ndërmjet lulishtes ku gjendet çadra elektorale dhe dy kullave binjake.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshimet e para bien mbi një shpërthim pa pasoja, të ardhur nga ndonjë shashkë, por hetimet po vazhdojnë.

e.t/NOA

KOMENTE