Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi flet për vrasjen e Bin Laden: Drejtësia u vu në vend
English

Topi flet për vrasjen e Bin Laden: Drejtësia u vu në vend

Tiranë, 2 maj, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka përshëndetur sot Presidentin Amerikan, Barak Obama për eliminimin e terroristit Osama Bin Laden. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit e cilëson këtë si një nga fitoret më të mëdha në luftën kundër terrorizmit.

“Me lejoni t’ju përgëzoj për përmbushjen e misionit të vënies së drejtësisë në vend nga forcat amerikane me asgjesimin përfundimtar të Osama Bin Ladenit, duke arritur në këtë mënyrë shënimin e njerëz prej fitoreve më të rëndësishme në luftën e gjate e të vështirë kundër terrorizmit ndërkombëtar!”, thuhet në mesazhin që Topi i ka dërguar Presidentit Obama.

Topi vlerëson dhe faktin se Shqipëria është rreshtuar në krah të aleancës dhe SHBA-ve për eliminimin e terrorizmit.

“Si President i Republikës së Shqipërisë dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet me të sinqerta për arritjen e këtij suksesi, që më ngazëlleu dhe në të njëjtën kohë me bëri të ndihem krenar që vendi im është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të Shqipërisë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Pas urimeve, Topi shprehet se “Shqipëria do të vazhdoje të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre!”.

a.k/NOA

KOMENTE