Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e bin Laden, Ministria e Jashtme: Solidaritet me vuajtësit e terrorizmit
English

Vrasja e bin Laden, Ministria e Jashtme: Solidaritet me vuajtësit e terrorizmit

Tiranë, 2 maj 2011, NOA – Pas kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi, lajmin botëror të ditës për vrasjen e trurit të terrorizmit dhe liderit të Al Kaidës Osama bin Laden, në një operacion të suksesshëm të forcave amerikane e përshëndeti edhe ministria e Punëve të Jashtme.

Në një deklaratë për shtyp kjo ministri shkruan se “Në këtë ditë, populli shqiptar bashkohet me ndjenjat dhe solidaritetin e popujve të mbarë botës, që kanë vuajtur pasojat e akteve të pashembullta të terrorizmit ndërkombëtar, përfshi 11 shtatorin”.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se Shqipëria, si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar, shpreh bindjen se qëndrimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frymëzuesve të tyre, përbën kyçin e suksesit të luftës së përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë.

Lajmin për vrasjen e udhëheqësit të terrorizmit botëror e bëri publik në orët e para të mëngjesit me orën europiane vetë udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, i cili njoftoi se udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Kaidës u vra në një operacion të forcave amerikane në Pakistan.

Sipas presidentit amerikan kryeterroristi i 11 shtatorit bin Laden u vra brenda territorit të Pakistanit në një fortesë 1 milionë dollarëshe që ndodhet në Abbotabad, në veri të Islamabadit, në Pakistan.

Sipas Obamës vrasja e kryeterroristit është një arritje e madhe amerikane, por që nuk do të ndalet këtu.

mit/NOA

KOMENTE