English

Vritet Osama bin Laden

Obama bin Laden, udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Kaidës është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti Barak Obama. Truri i sulmeve të 11 shhtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara u vra brenda territorit të Pakistanit dhe SHBA-të kanë trupin e bin Ladenit.

"Vdekja e bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaidës. Por vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaida do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe jashtë", tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan tha se forcat amerikane që morrën pjesë në operacionin e vrasjes së bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje.

Raportet e para flasin për një sulm të forcave të SHBA-ve drejtuar ndaj një vile jashtë Islamabadit dhe pati luftime në vendin e ngjarjes, raporton radio Evropa e Lirë.

Obama falenderoi presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari për bashkëpunimin.

"Ne duhet të rikonfirmojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë e kurrë nuk do të jenë në luftë me islamin. E kam bërë të qartë ashtu siç e tha dhe presidenti Bush pas 11 shtatorit se lufta jonë nuk është kundër islamit. Bin Ladeni nuk ishte udhëheqës i myslimanëve, por një vrasës masiv i myslimanëve. Al Kaida ka masakruar myslimanë në shumë vende, përfshi këtu tek ne. Ikja e tij do të mirëpritet nga të gjithë ata që besojnë tek paqja dhe dinjiteti njerëzor", tha Obama.

Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj amerikanë.

Presidenti Obama përpara se të bëjë lajmin publik ka informuar presidentin Bush dhe Klinton. Presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe për Amerikën".

Kryeministri britanik ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së bin Ladenit.

Kamerun tha se vdekja e bin Ladenit ka sjellë "lehtësim të madh" në të gjithë botën.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.

KOMENTE