Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorja angelze: Mediat të punojnë me profesionalizëm për zgjedhjet
English

Ambasadorja angelze: Mediat të punojnë me profesionalizëm për zgjedhjet

Tiranë, 3 maj, NOA - Ambasadorja Britanike, Fiona Mcllwham kërkoi sot nga politikanët dhe grupeve e interesit që të mbështesin lirinë e medias në Shqipëri.

Ajo ka theksuar se edhe gazetarët dhe redaktorët kanë detyrë të raportojnë periudhën e zgjedhjeve ndershmërisht.

“Profesionistët e medias i kanë borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore" ka theksuar Mcllwham.

Mcllwham theksoi se prioritetet e Britanisë së Madhe në Shqipëri janë për të mbështetur demokracinë, qeverisjen e mirë, dhe sundimin e ligjit.

“Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurt dhe pa presion”, tha ambasadorja në një deklaratë për mediat.

a.k/NOA

KOMENTE