Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama e pa ‘live’ vrasjen e Bin Laden
English

Obama e pa ‘live’ vrasjen e Bin Laden

Uashington, 3 maj, NOA – Dy ditë pas eliminimit të terroristit më të kërkuar në botë janë zbardhur dhe detaje të tjera të misionit. Sipas medieve amerikane, Presidenti Barak Obama e ka parë direkt gjithë misionin e forcave speciale “SEAL Team Six” (ST6).

Madje, Obama ka parë edhe vrasjen dhe goditjen e Bin Ladenit me një plumb në sy. Gjithë ekipi i forcave speciale ka pasur nga një kamerë të vendosur në helmetë. Ndërsa lidhja direke me qendrën e CIA-s dhe Shtëpinë e Bardhë bëhej me anë të satelitit.

Foto e shpërndara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë se në sallën e operacioneve ka qenë e pranishme dhe Hillary Klinton. Pamja e saj me dorën e vendosur në gojë tregon ankth dhe tension.

Ndërsa Presidenti Obama duket me vështrimin e fiksuar në kamerat ku shfaqeshin pamjet e aksionit të skuadrës speciale. Mësohet se në momentin që është bërë dhe goditja e Bin Ladenit, një prej oficerëve në aksion ka thënë se “ne e kemi Geronimon” i cili ka qenë dhe emri i koduar për Bin Laden.

Në sallë, siç shihet edhe në foto, Obama ka qenë i shoqëruar nga të gjithë funksionarët më të larë të SHBA-ve.

a.k/NOA

KOMENTE
  • deshira11:47 - 03 Maj 2011
    Obama e pa ‘live’ vrasjen e Bin Laden.....?!