Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Tiranës: Do sigurojmë mitingjet përmbyllëse të fushatës
English

Policia e Tiranës: Do sigurojmë mitingjet përmbyllëse të fushatës

Tiranë, 3 maj 2011, NOA – Policia e Tiranës garantoi sot se do të sigurojë mbarëvajtjen e aktiviteteve për mbylljen e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Kjo drejtori bën me dije se kanë mbërritur tashmë kërkesat zyrtare të partive politike për mitingjet përmbyllës të fushatës.

Sipas policisë së Tiranës kanë mbërritur kërkesat nga partitë politike për tubimet përmbyllëse të fushatës elektorale.

Policia e Tiranën thotë se mitingu përmbyllës i Partisë Demokratike do të zhvillohet të premten në 6 maj, nga ora 19.00’ deri në orën 21.00’ në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë kërkesë për një miting përmbyllës në 5 Maj përkatësisht nga ora 18.00’ deri në orën 20.00’ në sheshin “Nënë Tereza”.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës thekson se do të marrë masa për sigurimin dhe

garantimin normal të aktiviteteve për mbylljen e fushatës zgjedhore, për

zgjedhjet e qeverisjes vendore.

Policia e Tiranës saktëson në deklaratën për shtyp se “Do të merren masa për sigurimin e rendit publik dhe zhvillimin normal të tubimit për politik Partia Demokratike e Shqipërisë më datë 06 Maj 2011 nga ora 17.00’ deri më 22.00’ në Sheshin “Nënë Tereza”. Si dhe do të merren masa për garantimin normal të zhvillimit të tubimit për Subjektin Partia Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në datë 05 Maj, nga ora 16.00’ deri më 21.00’ në Sheshin ‘Nënë Tereza’”, theksohet në deklaratë.

Ndërkaq policia e kryeqytetit i rikujton drejtuesit e automjeteve që në oraret e përcaktuara më sipër, ne 5 dhe 6 maj do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura e Dajtit deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës nuk ka bërë me dije nëse ka ndonjë kërkesë për miting përmbyllës nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”, kur dihet se dita e fundit e fushatës është pikërisht e premtja e 6 majit, ndërsa e shtuna do të jetë dita e heshtjes zgjedhore.

mit/NOA

KOMENTE