English

Pragzgjedhje, pas Ramës, Arvizu takim me Metën

Tiranë, 3 maj 2011, NOA – Në vigjilje të zgjedhjeve ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, pas takimit të mëhershëm me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama u takua sot edhe me shefin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Lajtmotiv i takimit të zhvilluar në selinë qendrore të LSI-së mendohet të ketë qenë gjendja pragzgjedhore si dhe procesi zgjedhor i 8 majit.

Ambasadori Arvizu i ka tërhequr shumë shpesh vëmendjen politikës për qetësimin e situatës parazgjedhore, duke saktësuar se këto zgjedhje, për qeverisjen e bashkive dhe komunave të vendit duhet të jenë ballafaqim programesh për të përmirësuar jetën e qytetarëve, dhe jo një ring elektoral incidentesh dhe sharjesh.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bashkë me dy ambasadorët e tjerë atë të BE-së Ettore Sequi dhe të OSBE-së Eugen Wollfarth u takuan të hënën me kryeministrin Sali Berisha.

mit/NOA

KOMENTE