Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Fushata ishte përballje e ashpër stafesh, jo përplasje vizionesh
English

Topi: Fushata ishte përballje e ashpër stafesh, jo përplasje vizionesh

Tiranë, 3 maj 2011, NOA – Katër ditë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu keqardhjen që kjo fushatë elektorale nuk ishte një përplasje vizionesh dhe debatesh për programet, por një përballje e ashpër jo e kandidatëve, por e stafeve elektorale. Në një takim me të rinjtë e Parlamentit Rinor Shqiptar Kreu i Shtetit theksoi se “Unë do të kisha preferuar që për çdo qytet, pa marrë një qytet konkretisht, të mos kishte thjesht një debat midis kandidatëve, të kishte disa, sepse problematika e një qyteti nuk mund të mbyllet thjesht në komunikim me qytetarët, qoftë fizikisht, – gjithsesi ai është shumë i rëndësishëm, – por duhet të ketë përplasje të vizioneve, përballje të vizioneve”.

“Mund të diskutohej për infrastrukturë rrugore, mund të diskutohej për artin, kulturën, që është një dimension i jashtëzakonshëm shpirtëror i qytetit, mund të diskutohej për sportin. Njerëzit janë të ndjeshmërive të ndryshme. Mund të diskutohej për jetën sociale në qytet. Mund të diskutohej për të moshuarit. Mund të diskutohej për politikat specifike për rininë, por edhe të rinjtë nuk mund të merren në bllok, sepse veçoria e moshës është e tillë që kërkojnë patjetër një vëmendje të kualifikuar, specifike. Pra, them fatkeqësisht, sepse jemi në përmbyllje të fushatës”, u shpreh presidenti.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të të rinjve për përballjen e ashpër dhe konfliktuale në këtë garë për drejtimin e qeverive vendore në bashki e komuna të vendit, presidenti Topi, si qytetar i Tiranës theksoi se “është e papranueshme në realitetin tonë përdorimi dhunës, pavarësisht nga votimi”.

Këtu presidenti i bëri thirrje politikanëve dhe stafeve elektorale që të injektojnë një klimë të qetë në përmbyllje të fushatës.

“Ne kemi parë dhe vazhdojmë të shohim një përballje të ashpër, ndoshta jo dhe aq shumë të kandidatëve midis tyre, por të stafeve, por kjo është një veçori e këtyre zgjedhjeve, por edhe të përfaqësuesve të medias. Media është një instrument i jashtëzakonshëm i demokracisë. Jo rastësisht ai quhet pushtet, sepse nëpërmjet medias partitë politike, institucionet përçojnë tek shoqëria këndvështrimet e tyre, por edhe vetë institucionet marrin nga publiku nëpërmjet medias perceptimin”, nënvizoi presidenti.

Si qytetar i Tiranës, Kreu i Shtetit bëri me dije se kushdo që delegon votën tek pushteti ka nevojë që të asistohet edhe nga pushteti për një të ardhme më të mirë.

Në këtë kontekst presidenti tha se “do të dëshiroja të mos kishim një përballje tifozësh, se shohim që ka më shumë protagonizëm të tifozëve, ka më shumë protagonizëm të analistëve të medias se sa të kandidatëve drejtpërdrejt. Kjo është një eksperiencë botërore, ky është një model perëndimor që kandidatët në përgjithësi shpalosin vizionin e tyre, idetë e tyre”.

Ai nënvizoi se kjo kakofoni e fushatës i lë të paqartë qytetarët të cilët japin votën. Presidenti Topi tha se çdo qytetar në Shqipëri, çdo institucion ka kontributin e vet, por kontributi për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme është tek partitë.

“Performanca e partive, e kandidatëve të tyre do të bëjnë të mundur që ne të marrim notë pozitive, që kur të hartohet Raporti i Komisionit Evropian të kemi një vlerësim pozitiv dhe jo vlerësime, të cilat janë të një natyre shumë relative. Përmenden momente pozitive, por jepen edhe mjaft momente, të cilat nevojiten që të përmirësohen”, nënvizoi Kreu i Shtetit.

Duke folur për aktet e dhunës, presidenti Topi tha se dhuna nuk tregon asgjë tjetër, veçse injorancë.

“Mëria nuk duhet të jetë për një qytetar të Evropës! Jo! Forca e argumentit të bën që të fitosh, por edhe po nuk fitove, duhet të mendosh që ky është verdikti, duhet ta pranosh”, tha presidenti Topi.

mit/NOA

KOMENTE