English

Beckham: Do të luajë deri në moshën 39-vjeçare

SHBA, 4 Maj NOA - Ditën e djeshme ka shuar 36 qirinj mbi tortën e tij dhe David Beckham ka pohuar se është në gjendje të luajë dhe disa vite të tjera në sportin e tij të preferuar.

Gjatë kthimit nga Londra, ku asistoi në martesën mbretërore të William dhe Kate, ai ka qenë prezent në fushën e lojës për 83 minuta në ndeshjen e humbur nga Galaxy me rezultatin 2-1, kundrejt Dallas.

“Spice Boy” ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij futbollistike deri në moshën 39-vjeçare.

“Deri sa të ndihem i shëndetshëm dhe në formë, do të vazhdoj të luaj – pohon Beckham – dhe deri atëherë, mund të them se do të vazhdoj dhe për dy apo tre vite të tjera. Gjatë sezonit të kaluar kam hasur një dëmtim të rëndë dhe kam punuar shumë për tu rikthyer në formë”.

r.b/NOA

KOMENTE