Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ne do ndërtojmë ëndrrën Europiane në çdo rrugë e rrugicë
English

Berisha: Ne do ndërtojmë ëndrrën Europiane në çdo rrugë e rrugicë

Korçë, 5 maj 2011, NOA- Kreu i maxhorancës Sali Berisha në qytetin e Korçës pak minuta më parë në takimin përmbyllës për zgjedhjet e 8 majit shprehu mbështetjen dhe kërkoi votat e qytetarëve për kandidatin Andrea Mano.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ai e cilësoi kandidatin e “Aleancën për qytetarin”, si kryebashkiakun e ardhshëm të bashkisë, duke shtuar se flaka e fitores tashmë është ndezur.

“Shqiptarët më 8 maj do të votojnë për Shqipërinë në Europë dhe për Korçën në Europë. Përulem me nderim të madh para jush për përkushtimin dhe angazhimin e plotë për të kthyer në realitet ëndrrën më të bukur për Korçën e Shqipërinë. Në mendjen e çdo fëmije Korçar, çdo burri e gruaje është ëndrra Korça qytet i zhvilluar dhe Shqipëria vend i zhvilluar”, u shpreh lideri i së djathtës.

Ai u zotua para qytetarëve se në 4 vitet e ardhshme do të rendet me vrap drejt punësimit, investimeve dhe integrimit në Europë.

Ai shprehu bindjen se në nivelin që ka arritur Shqipëria sot do shënohen zhvillime të fuqishme të cilat tha Berisha as imagjinata nuk i arrin dot.

Sipas tij Europa do ndërtohet nga shqiptarët ashtu si u ndërtua integrimi në NATO dhe lëvizja e lirë, ashtu do të ndërtohet edhe ëndrra Europiane, në çdo rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qytet. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE