English

City, gati oferta për Drogba

Londër, 5 maj NOA - Pas shtatë viteve karrierë tek skuadra e Chelsea, Didier Drogba mund të largohet nga klubi londinez në fundin e këtij sezoni.

Sipas “Manchester Evening News”, skuadra e Manchester City është e gatshme të kryejë një ofertë në drejtim të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.

Sheiku Mansour, pronar i skuadrës së Manchester City, me sa duket është i gatshëm ti ofrojë lojtarit një kontratë 2 ose 3 vjeçare së bashku me një rritje të pagës së tij aktuale.

Mbërritja e Drogbasë në radhët e City mundtë bëjë që Carlos Tevez të largohet, kjo duke parë dhe që ai është i ndjekur nga shumë klube të njohura të Evropës.

r.b/NOA

KOMENTE