Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: “Aleanca pë Qytetarët” garanton më shumë punësim dhe progres
English

Meta: “Aleanca pë Qytetarët” garanton më shumë punësim dhe progres

Tiranë, 5 maj, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i Brendshëm , Bujar Nishani, ka zhvilluar dje një takim elektoral në mbështetje të kandidates së koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, në komunën Ndroq, Fatime Goga.

Kreu i LSI-së u shpreh se vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, është një votë për qytetarët, për vënien në jetë të projekteve të tyre. Ai ka ftuar të gjithë banorët të votojnë Gogën më 8 maj.

“Do të jetë një progres shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë, sepse mesazhi i “Aleancës për Qytetarin” ka qenë dhe mbetet shumë i qartë, këto janë zgjedhje në të mirën e komunitetit, nuk janë zgjedhje në të mirën e karrierës së politikanëve të caktuar, ndaj e gjithë fushata e kandidatëve tanë është bazuar mbi projektet që përmirësojnë jetën e çdo komuniteti dhe jo mbi gjuhën e konfliktit politik”, tha Meta.

Kreu i LSI-s shtoi se fitorja e koalicionit është e padiskutueshme; “jo vetëm në Ndroq, jo vetëm në Tiranë, ku do të jetë fitorja më e thellë që ka ndodhur ndonjëherë, sepse fitorja e Tiranës do të jetë fitorja e qytetarëve ndaj politikës, do të jetë fitorja e gjithëpërfshirjes ndaj konflikti politik vetëm për interesa personale”.

Meta u shpreh se ng koalicioni mes PD dhe LSI përfituan edhe ata që hynë në grevë urie, pasi vizat u liberalizuan për të gjithë. “Kjo mbështetje që ju jepni këtij koalicioni, sikurse e tha dhe z. Nishani, është koalicioni më i gjerë, më gjithëpërfshirës, më progresist, i cili si qëllim të tij ka pasur integrimin e Shqipërisë në Evropë, liberalizimin e vizave nga suksesi që arritëm dihet që përfituan të gjithë. Edhe ata që bënë grevë urie kundra heqjes së vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë, sepse ky është koalicioni që i përgjigjet misionit të zgjedhjeve të 8 majit, që është pikërisht zgjedhja e njerëzve më të përkushtuar që do të çojnë përpara dhe do të garantojnë suksesin të jetës dhe të komunitetit të tyre, ndaj vota për Fatime Gogën është një votë për progresin e pandalshëm të komunitetit tuaj”, u shpreh Meta.

Ndërkohë që, ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se “qeveria do të mbështetë çdo projekt për Komunën e Ndroqit”. Nishani tha se vota për Fatmir Gogën është vota për zgjidhjen e çdo problemi dhe se ajo e ka treguar veten e saj si një menaxhere e shkëlqyer.

“Kemi nevojë për shkolla, kemi nevojë për ura, kemi nevojë për rrugë të asfaltuara, kemi nevojë për kanalizime. Sot shansi për të gjithë banorët e kësaj komune, pa dallim bindjeje politike për t’i parë të realizuara të gjitha këto dëshira që kanë për t’i parë të realizuar të gjitha ato kërkesa që me të drejtë kanë, dhe kanë për të votuar pikërisht kandidaturën e znj. Goga, si një nga arsyet e mbështetjes kryesore që do t’i vijë nga qeveria qendrore dhe posaçërisht nga Ministria e Brendshme”, tha Nishani.

a.k/NOA

KOMENTE