Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 5 maj 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 5 maj 2011

Tiranë, 5 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e ENJTE, 5 Maj 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “21 janari, familja e Aleks Nikës i letër Sali Berishës”, i cili pasqyron letrën e xhaxhait të një prej viktimave të demonstratës së 21 janarit për kreun e qeverisë, ku kërkon drejtësi. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Legalizimet, lista e re me 2279 emra”, “Kontratat me VEFA-n të vjehrrit të Bashës dhe një pyetje për zonjën Isufi-Basha”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Legalizimet, emrat e 2279 familjeve që do të marrin tapitë”, i cili pasqyron listën me emrat e përfitueseve nga procesi i legalizimeve. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Godo: Fushata e Lul Bashës në Tiranë, risi për politikën, më mirë që s’doli më Berishën”, “Debat në KQZ për bojën e zgjedhjeve, PS: Nuk ka garanci”, “Del çmimi për shtëpitë në godinat shtetërore”, “Masakra e Kozarës, anulohet dënimi i përjetshëm”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull; “Europol, BE: Shqipëria burim droge dhe trafiqesh”, i cili citon nj raport të policisë së BE në lidhje me veprimtarinë kriminale në vend. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Dështon policia, tri vjedhje në 24 orë”, “Legalizimet, jepen 2300 tapi për 12 qarqe”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Ristani: Rezultati i 8 majit do të vonojë”, i cili pasqyron deklaratat e KQZ-së në lidhje me procesin e zgjedhjeve vendore. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kontrabanda e naftës, “Elezaj” fshehu pasurinë”, “Ina Rama, vartësve: Të gjithë në gatishmëri për 8 majin”, “Ndërkombëtarët të caktojnë fajtorin nëse prishen zgjedhjet”.

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin kryesor,"Meta:Opozitë nuk e ka ndëshkuar LSI, por kreu i PS". Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: Berisha me Xhaferajn e Lukën: Planet tona për të zhvilluar Durrësin dhe Shkodrën", "Reportazh, vizitë në Shtëpinë e Bardhë", "Rama: Më 8 maj, demonstratë për hakun që ju takon",""Basha: Të ndryshojmë Tiranën, mjaft lodhjes nga politika", " Prokuroria, demonstrata e 21 Janarit,verifikim 145 telefonatave".

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE