Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi sot në interpelancë me Vetëvendosjen
English

Thaçi sot në interpelancë me Vetëvendosjen

Prishtinë, 5 maj, NOA - Kryeministri, Hashim Thaçi do të përballet sot me deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” për çështjen e “bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Deputetët e “Vetëvendosjes” kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t’i mundësohet integrimi në BE.

Bisedimet me Serbinë në muajin mars janë mbështetur me Rezolutë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, edhe pse Rezoluta nuk i ka marrë votat e tri partive opozitare, LDK-së, AAK-së dhe të “Vetëvendosjes”.

Në atë rezolutë saktë se precizohet se agjenda e dialogut me Beogradin do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.

NOA

KOMENTE