Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 mite për Bin Ladenin
English

10 mite për Bin Ladenin

Osama Bin Laden, që si person u bë i njohur nga lufta e Afganistanit me Rusinë, është njëri prej personave që më së shumti është i rrethuar me mite. Gazeta The Guardian sjell 10 mite që e kanë rrethuar atë gjatë kësaj kohe.

1. Osama Bin Laden projekt i CIA-s

Ai nuk kishte marrë ndonjë fondacion direkt apo ishte trajnuar nga SHBA gjatë viteve ’80, ashtu sikurse pasuesit e tij. Muxhahedini afgan ishte pjesë e agjencisë inteligjente të Pakistanit ISI, ku kishte punuar shumë në të. Disa thonë se ishte pjesë e CIA-s gjatë luftës së afganëve kundër sovjetikëve, por asgjë nuk ka konkrete në këtë rast, sepse nuk ka dosje në CIA.

2. Ai ka një pasuri të madhe personale

Bin Laden ishte i detyruar të lërë një pjesë të pasurisë së tij, kur u largua nga Arabia Saudite në vitin 1991, për të shkuar në Pakistan dhe pastaj në Sudan. Familja e tij ndërpreu kontaktet më të. Nuk ka asnjë trashëgimi që i është lënë nga babai i tij i pasur, i cili kur vdiq ndau pasurinë në pjesë të barabarta për të gjithë, por jo për Bin Ladenin. Çfarë Bin Laden kishte ishin kontaktet, të cilat bënë që ai të ketë pasuri të bollshme për vete, por jo aq të madhe siç thuhej.

3. Ai ishte përgjegjës për organizimin e bombardimit të “World Trade Center” në vitin 1993.

Ramzi Yousef, i cili ishte autori kryesor i krimit dhe këtij sulmi, duket se punonte me Khaled Sheikh Mohammed, i cili në atë kohë ishte një operator i pavarur. Mohammed i vetëm filloi të punojë me Al-Qaidan më 1996, por pastaj mbajti distancë nga Bin Laden dhe mandej u shkëput nga kjo lidhje, andaj ky ishte vetëm një mit dhe asgjë tjetër.

4. Fitoi para duke kontrabanduar drogë

Asnjë provë për çfarëdo kontrabandimi nuk është zbuluar – edhe pse një e tillë ka ekzistuar pas 9/11, e që ekziston ende në dosjen e qeverisë britanike për Al-Qaedan.

5. Kurrë nuk iu ekspozua ndonjë rreziku

Ai kurrë nuk kishte punuar i varur nga dikush, por kishte mbajtur me vete një AK – 47 që ia kishte marrë një gjenerali sovjetik, përderisa thuhet nga shumë dëshmitarë, që ai ishte i përfshirë në luftimet e vitit 1987 në Jaji dhe pastaj në betejën e Jalalbad më 1989. Disa herë ishte në rrezik për jetë.

6. Shumicën e kohës e kaloi në shpella

Në fund të vitit 1990, për qëllime propaganduese, Bin Laden ftoi disa gazetarë të zgjedhur për ta takuar atë në një shpellë afër Tora Boras në Afganistanin lindor. Megjithatë, ai shumicën e kohës ka jetuar në vende të mira siç ishte një shtëpi pranë një ferme të bukur, që ishte ndërtuar nga ish Bashkimi Sovjetik në Hadda, përderisa veten e ka quajtur kryekomandant. Nga viti 1999 ai kishte lëvizur para një kompleksi shtëpish afër Kandaharit. Kur u vra, ai qëndronte në një shtëpi shumë komforte në Abbottabad të Pakistanit. Në fund nuk ka asnjë provë që ai ka jetuar për kohë të gjatë në shpella. Tërë ushtarakët e Al-Qaida’s - e që janë paraqitur më vonë - jetojnë në shtëpi mesatarisht të forta dhe kryesisht nëpër zona ku jetojnë fise të caktuara.

7. Ai ishte tinejxher i vendosur, i cili ishte argëtuar në Bejrut para se të bëhej fetar.

As këtu nuk ka prova të mjaftueshme. Bin Laden paraqitet të ketë qenë shumë i tërhequr, i druajtur dhe fanatik i fesë, i cili u martua herët dhe kaloi shumicën e kohës i përmbajtur duke studiuar shënimet dhe librat fetarë.

8. Për pak sa nuk kishte vdekur nga sëmundja e veshkave

Kishte disa raporte – së paku jo në dosjet e Guantanamos – se ai kishte probleme me veshkë, por jo aq serioze sa të vdiste. Duket se kishte probleme më të mëdha më shpinën, për shkak se ishte shumë i gjatë dhe relativisht jetonte një stil jete duke qëndruar shumicën e kohës ulur.

9. Ai ishte lider në Kashmir, lider i grupeve çeçene, ishte përgjegjës për dhunën në Filipine dhe në Indonezi, organizoi sulmet në Madrid më 2004 dhe kishte një rrjet në Paraguai, një nënrrjet në Saharet afrikane dhe në Afrikën e Jugut.

Të gjithë këto ishin pretendime të qeverive të ndryshme apo shërbimeve të inteligjencës që u bënë në dekadën e fundit, por asnjë nuk kishin prova të mjaftueshme se ai i kishte organizuar ato sulme dhe rrjete.

10. Bin Laden tifoz i Arsenalit

Pavarësisht se thuhet që tifozët kishin brohoritur "Osama, woah-woah, Osama, woah-waoh, ai fshihet në Kabul dhe adhuron Arsenalin”, Bin Laden nuk besohet se e ka përkrahur apo ka qenë tifoz i klubit nga Londra veriore.

NOA/Ekspress

KOMENTE