Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al Kaeda pranon: Bin Ladeni u vra!
English

Al Kaeda pranon: Bin Ladeni u vra!

Islamabad, 6 maj, NOA – Organizata e akuzuar si grupim terrorist ndërkombëtar, njohur me emrin “Al Kaeda” konfirmoi sot vdekjen e Osama Bin Laden.

Ka qenë televizioni “Al Jazeera”, i cili raportoi lajmin mbi lëshimin e deklaratës përkatëse të Al Kaedës, që po bën xhiro në faqet islamike të internetit.

Organizata në fjalë, e ka cilësuar “një mallkim” vrasjen e liderit të saj nga ana e SHBA-ve dhe ka kërcënuar për hakmarrje, duke u angazhuar për të vazhduar betejën e saj me sulme të tjera terroriste.

Në deklaratën e Al Kaedës është vendosur edhe një mesazh audio i sheikut të terrorit ndërkombëtar, Osama Bin Laden, 7 ditë para vdekjes.

"Sheiku nuk ka dashur të largohet nga kjo botë para se të ndajë me kombet islamike gëzimin që kanë ngjallur trazirat në botën arabe kundër padrejtësive dhe autorëve të tyre, - thuhet në deklaratë, duke vijuar se, - për këtë qëllim, ai la një mesazh audio një javë para vdekjes së tij, e cila përmban urime dhe këshilla, që do të përhapen shpejt”.

“Amerikanët me mediat e tyre, imazhet e luftës, dhe aparatin e inteligjencës nuk do të mund të vrasin gjithçka që ka jetuar Sheik Osama. Ai nuk ka krijuar një organizatë që mund të vdesë pas vdekjes së tij. Por organizata që ai krijoi, është në gjendje për të lindur njerëz dhe heronj të kalibrit të tij”, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE