Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Agani frymëzues për gjeneratat
English

Jahjaga: Agani frymëzues për gjeneratat

Prishtinë, 6 maj 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, priti familjarët e Fehmi Aganit të vrarë nga Serbët gjatë vitit 1999.

Gjatë këtij takimi Presidentja Atifete Jahjaga i dorëzoi familjes Agani Urdhrin “Hero i Kosovës”, me të cilin Fehmi Aganin e kishte dekoruar Presidenti Ibrahim Rugova. Gjatë fjalës së saj drejtuesja e shtetit të Kosovës, tha se Agani do të vazhdojë të jetë frymëzim për gjenerata, që të krijojnë vepra të mëdha në shkencë, kulturë, politikë dhe atdhetari.

Më tej Jahjaga theksoi se, “Historia jonë e re ka qenë shumë herë tragjike, si popull në tërësi, e veçmas për shumë individë dhe familje të spikatura. Por, historia jonë më e re është histori e triumfit të lirisë e pavarësisë mbi shtypjen dhe nënshtrimin. Për këtë ka merita qenësore profesori i shquar, Fehmi Agani, të cilin sot e nderojmë me Urdhrin “Hero i Kosovës”. a.y/NOA

KOMENTE