Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kongresmenët amerikanë, thirrje për zgjedhje të drejta në 8 maj
English

Kongresmenët amerikanë, thirrje për zgjedhje të drejta në 8 maj

Uashington DC, 6 Maj 2011 - Komiteti Amerikan i Helsinkit u bëri thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore të 8 majit, të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar se procesi zgjedhor do të realizohet në përputhje me angazhimet dhe normat e OSBE-së.

Në një deklaratë të publikuar sot, kryetari i këtij Komiteti, Kris Smith, tha se “tani që mbeten pak ditë nga votimet, është e nevojshme që të ketë transparencë maksimale lidhur me këto zgjedhje si dhe një angazhim të shprehur nga ana e zyrtarëve zgjedhorë për një proces të lirë dhe të drejtë”.

Votuesit, tha z. Smith, duhet ta dinë se vendimi i tyre në kutinë e votimit do të respektohet dhe do të numërohet. Sidomos në Shqipëri, tha ai, votuesit meritojnë të dinë se pas dy dekada zgjedhjesh që nuk i plotësuan standardet demokratike, ky vit do të jetë ndryshe.

“Ky vit, tha z. Smith, duhet të jetë një pikë kthese ku të mbizotërojnë parimet demokratike dhe ku njerëzit të kenë besim të vërtetë në saktësinë e rezultatit të zgjedhjeve”, citon radio Zëri i Amerikës.

Smith shprehu shqetësim lidhur me raportet për incidente dhune gjatë fushatës zgjedhore.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Robert Aderholt, i cili bën pjesë gjithashtu në Komisionin amerikan të Helsinkit dhe që e ka vizituar disa herë Shqipërinë në të kaluarën, tha se shpreson që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe të pasqyrojnë vullnetin e popullit, në mënyrë që, ata të cilët do të zgjidhen, qofshin në shumicë apo në pakicë, të mund të punojnë në mënyrë konstruktive në nivel vendor.

“Shpresoj, tha ai, se këto zgjedhje vendore do të shërbejnë si shembull pozitiv për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri”.

KOMENTE