Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
McIlwham: Zgjedhjet, të rëndësishme për integrimin në BE
English

McIlwham: Zgjedhjet, të rëndësishme për integrimin në BE

Tiranë, 6 maj, NOA - Ambasadorja Britanike në Tiranë, Fiona McIlwham vlerëson se zgjedhjet lokale janë tepër të rëndësishme. Në një deklaratë për media, diplomatja angleze, shprehet se realizimi i zgjedhjeve të suksesshme në Shqipëri, është jetik për të ecur në mënyrë të vendosur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Zgjedhjet janë një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre dhe një proces pozitiv e transparent. Këto zgjedhje janë edhe një mundësi për Shqipërinë për të forcuar më tej përparimin e saj si një komb demokratik evropian. Unë shpresoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi", thuhet në deklaratën e ambasadores.

a.k/NOA

KOMENTE