English

Mostra misterioze që ndryshon formë dhe ka vënë në panik të gjithë vendin

Steytlerville, 6 Maj NOA - Kush ka menduar se realiteti mund t’ia kalojë fantazisë? Këtë herë duhet thënë se ja ka arritur.

Në qytezën e Steytlerville është parë më shumë se disa herë një krijesë shumë e çuditshme që ndryshon forma.

“Mostra” nuk ka sulmuar asnjë, por popullsia është trembur thjesht nga prezenca e tij.

Rreth 200 kilometër nga Port Elizabeth, në zonën provinciale të Capo Orientale, ajo çka ka shqetësuar jetën e qetë të banorëve është një mostër që ndryshon formë, ku gjurmët e tij të para lidhen rreth një muaj më parë përgjatë një funerali. Në muajin e fundit, takimet me këtë krijesë, janë shumëfishuar.

Dëshmitarët kanë konfirmuar se kanë parë me sytë e tyre një person të veshur me kostum e kravatë, që transformohet në një derrkuc e më pas në një lakuriq nate.

Fillimisht shfaqej rreth kishës, madje një herë të gjithë personat që ishin duke u lutur u drejtuan duke e parë atë teksa dhe ai po bënte të njëjtën gjë nëpërmjet xhamave të kishës.

Qenia e çuditshme ka ngjallur shumë frikë në të gjithë banorët e zonës dhe pse deri më tani nuk ka sulmuar asnjë person dhe asnjë kafshë.

Policia për momentin nuk ka arritur të ndërmarrë asnjë veprim përveç mbledhjes së tregimeve të qytetarëve për sa i përket ndryshmeve të formave të mostrës që po tremb të gjithë vendin.

r.b/NOA

KOMENTE