English

Rama: Saliu me universitetet piramidë, shtoi të papunët me diplomë

Tiranë, 6 maj 2011, NOA- (Update) Në këto momente në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 8 majit, e mori fjalën kryetari i saj Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai tha se fillimi ishte vetëm një votë dhe sot është arritur aty ku askush nuk e mendonte se do të arrihej, madje shtoi se më tej do të ecet përtej parashikimeve.

“E vetmja rrugë është rruga e “Aleancës për të ardhmen”, prandaj përshëndes aleatët, ku së bashku jemi angazhuar në një pakt qytetar për punësimin, për familjen dhe për ëndrrat që bëhen realitet. Pakti është angazhim solemn për ti hapur një luftë të paparë papunësisë, si armikun më të madh që kërcënon këtë vend, që kërcënon qetësinë e çdo të moshuari. I ftoj të rejat dhe të rinjtë që të dalin nga rruga e papunësisë dhe të hyjnë në rrugën e punës”, deklaroi ai.

Më tej kryesocialisti theksoi se universitetet piramidë të Saliut, prodhojnë diploma fallco duke shtuar edhe të papunë me diplomë.

Sakaq Rama tha se për nëpunësit e shtetit nuk do të ketë më presion, pasi ata do përkrahen dhe mbrohen, ai shtoi së mbështetja do shkojë për familjet në nevojë e për bizneset e vogla. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE