Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Shkruajeni historinë me votë, koalicioni i turpit turpëron Shqipërinë
English

Rama: Shkruajeni historinë me votë, koalicioni i turpit turpëron Shqipërinë

Tiranë, 6 maj 2011, NOA- (Update) Kryesocialisti Edi Rama në vijim të fjalimit të fundit të mbajtur gjatë përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e 8 majit u shpreh se Saliu me kandidatët e tij ka fyer gjithë Shqipërinë, pasi sipas tij i gjithë koalicioni i turpit turpëron Shqipërinë e qytetarinë.

“Deri më 8 maj do trokisni derë më derë, e do tu bini telefonave të shokëve të miqve, të të afërmve, dhe tu kërkoni të bashkohen në demonstratën më të madhe popullore përpara kutive të votimit, pasi ky vend meriton të çlirohet nga kthetrat e kusarisë e papunësisë. Të shkojmë në të vetmen rrugë, asnjë frikë, asnjë droje, asnjë merak, shantazhet dhe kërcënimet i bëjnë vetëm, ata se Saliu ka gjithmonë e më shumë frikë, pasi është frika e atij, që e di atë që dinë dhe të tjerët, prandaj i trembet votës si djalli temjanit, sepse vota është magjia e demokracisë që bën çdo lloj forme qeverisje të papranueshme”, deklaroi kreu i së majtës para simpatizantëve.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë asnjë lloj droje e meraku, pasi tha ai vota është e fshehtë dhe kërkush nuk e kontrollon dot, as policëve as mësuesve dhe as ushtarakëve dhe askujt që Saliu i mban lidhur me bukën e gojës.

Rama u bëri thirrje qytetarëve dhe demokratëve të zakonshëm, që të votojnë për të çliruar flamurin e idealeve të dhjetorit, flamurin që Saliu e ka bërë thes për paratë e kusarisë.

Në përfundim lideri i socialistëve u shpreh, “Thyejani shkopin e flamurit Saliut me votë, shkruajeni historinë e qytetit tuaj me votë, jepuni të ardhmen fëmijëve tuaj me votë. Ne jemi këtu për ta respektuar votën tuaj duke mbajtur një për një angazhimet e paktit qytetar”.

a.y/NOA

KOMENTE