English

Askush nuk është më i vlefshëm se ti, më 8 maj, voto më të mirin për ty

Mesazh elektoral nga NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve

E diela është dita kur shqiptarët zgjedhin drejtuesit e pushtetit vendor në të gjithë vendin.

Të gjithë ne, pas një fushate të gjatë dhe intensive elektorale dhe pas një dite reflektimi që njihet dhe si heshtje parazgjedhore, këtë të diel, vendosim kush do të jenë ata që në katër vitet e ardhshme do të vendosi për ne.

Është shumë e rëndësishme të keni parasysh diçka: Askush nuk është më i vlefshëm se JU, ndaj këtë 8 maj, votoni më të mirin për JU.

Këtë 8 maj, bëni atë që duhet të bëni: Të vendosni JU, se kush është më i miri për t’ju drejtuar JU dhe të siguroheni se në emrin tuaj do të merren vetëm vendime që përmirësojnë jetën tuaj.

Ndaj edhe një herë mos harroni: JU jeni taksapaguesit që mbani me para ata që vendosin në emrin tuaj, por jeni ju ata që vendosni.

Duke dhënë votën për zgjedhjen tuaj të mirëmenduar, larg pasioneve militanteske, por duke e parë veten më afër me alternativën e kandidatëve, në kutitë e votimit, fusni votën pikërisht për atë që ju jeni bindur se është më i vlefshmi për të punuar për ju.

Dhe kurrsesi mos mendoni të bëheni zona “gri” e këtij 8 maji. Vota juaj, është vetëm një, por e bashkuar është një faktor vendimtar, ndaj më 8 maj hidhni votën tuaj në kutinë që përcakton të ardhmen e bashkisë apo komunës ku jetoni, ku ndani përditshmërinë, hallet, të mirat dhe të ligat e

Këtë 8 maj, vendosim NE!

KOMENTE