Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 7 maj 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 7 maj 2011

Tiranë, 7 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 7 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “30 fluturime falas këtë javë për studentët që votojnë Bashën”, i cili flet për përgatitje e procesit zgjedhor dhe denoncon mbledhjen e votuesve emigrantë nga ana e mazhorancës.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Një ditë para zgjedhjeve zbulohen kartat false”, “Kërcënohet me vdekje vajza që kërcënoi Xhelal Mziun”, “Rezarta Shkurta rreh gazetarët”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “KQZ bllokon listat paralele të partive”, i cili flet për vendimin që pritet të marrë sot KQZ-ja në lidhje me materialet shtesë që kanë komisionerët e PS. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Basha mbyll fushatën: Tiranës i kemi një borxh të madh, t’i ndalim thinjën e parakohshme”,”Arrestohet dëshmitari i vrasjes së 21 janarit”, “Ermela dhe Ervini në krizë, ndërpresin bashkëjetesën”

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “BE: Jemi të shqetësuar për 8 majin”, i cili flet për deklaratën e kreut të Parlamentit Europian, në lidhje me procesin zgjedhor në vend. Disa tituj të tjerë janë; “Topi: 8 maji, të mos jetë dita e militantëve”, “Gjykata, 120 mëkresa për leje votimi”, “Mallakastër grabitje me maska dhe armë në rrugë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Nesër votohet, drejtori i ODIHR vizitë në Shqipëri”, i cili flet për rëndësinë që i kanë kushtuar ndërkombëtarët procesit të zgjedhjeve në vend. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Financat: Ja emrat e 270 kontabilistëve fitues”, “Sheshi “Skënderbej” me gurë Tropojë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE