Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shtetit: Gjatë fushatës pati 63 incidente, 44 janë zbardhur
English

Policia e Shtetit: Gjatë fushatës pati 63 incidente, 44 janë zbardhur

Tiranë, 7 maj, NOA – Policia e Shtetit garantoi sot gjithë angazhimin e strukturave të saj për zgjedhjet e ditës së nesërme. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, tha sot në një deklaratë për mediat se janë marrë të gjitha masat për të pasur garantimin e rendit, në vend dhe në të gjitha ambientet ku do të zhvillohet procesi i votimit. “Policia e Shtetit ka kaluar në përforcim për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rrumbullaku bëri dhe një raport për incidentet e fushatës dhe masat që janë marrë nga forcat e rendit. Ai u shpreh se gjatë kësaj fushate elektorale janë regjistruar; “63 incidente dhe për këto raste, reagimi i strukturave të policisë ka qenë i menjëhershëm”. Rrumbullaku tha se 3 incidente janë zhvilluara para fillimit të fushatës. Nga ana e policisë janë zbardhur 44 incidente. Ndërkohë që 19 të tjera janë në proces, mes tyre janë në hetim 3 shpërthime, 1 plagosje dhe një djegie mjeti. Rrumbullaku shtoi se janë ndaluar 11 persona. Ai u shpreh se gjithë strukturat e rendit janë në zbatim të ligjit.

a.k/NOA

KOMENTE