English

Grabitje te “Vala” e Kosovës

Ferizaj, 8 Maj 2011 NOA – Plaçkitje në antenat e kompanisë së telefonisë celulare Vala të Kosovës.

Ngjarja u denoncua të ketë ndodhur dje në orën 10.10 në zonën me antena në fshatin Carralevë, komuna Shtime e Ferizaj.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se referuar edhe denoncimit të bërë nga një shqiptar, punëtor i sigurimit në kompaninë “Vala”, rezultoi se tek antena e kësaj kompanie, ka ndodhur një bastisje.

Sipas denoncimit, persona të panjohur kanë vjedhur rreth 2500 litra derivate të naftës, me vlerë rreth 2 500 euro.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka vërejtur asnjë gjurmë apo dëmtim të rrethojës dhe derës ndaj rasti është nën hetime të mëtejshme.

a.b/NOA

KOMENTE