English

LSI dhe PD: Rama shkeli ligjin, fushatë ditën e zgjedhjeve

Tiranë, 8 maj, NOA – Përfaqësuesit ligjor të PS dhe LSI kanë kërkuar nga KQZ-ja ndëshkimin ligjor të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për shkelje të heshtjes zgjedhore. Ylli Manjani deklaroi se në bazë të ligjit, Rama duhet të gjobitet 500 mijë lekë. Ai ka theksuar se kjo është shkelje e ligjit. “Duke bërë thirrje për të rikalkulaur programin e tij. Fushatë e pastër e zgjedhje. Thirrje të hapura politike. Neni 174 i Kodit Zgjedhor thotë se subjekti që thyen heshtjen zgjedhore gjobitet me 500 mijë lekë. Unë e kuptoj që 500 mijë mund të mos jenë gjë për kreun e PS-së, por ne nuk mund të rrimë dhe të mos zbatojë ligjin. Ai ka thyer ligjin”, tha Manjani.

Edhe përfaqësuesi i LSI-së, Njazi Kosovrasi akuzoi kreun e PS-së se ka krijuar një precedent të paregjistruar më parë në gjithë proceset e zgjedhjeve.

Ai tha se edhe socialistët në KQZ u vunë në siklet nga fjalimi i Ramës me letër. Kosovrasit u shpreh se kjo është një shkelje ligjore e pafalshme nga ana e një drejtuesi kryesor politike.

a.k/NOA

KOMENTE