English

Të konsumosh tre herë në javë peshk redukton goditjet kardiake

SHBA, 8 Maj NOA - Vjen nga Instituti Karolinska në Stokholm, studimi se konsumimi i peshkut është tepër i dobishëm.

Për këtë studim, të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, janë observuar për më pak se 10 vite 35 mijë femra të lindura mes 1914 dhe 1948.

Në përfundim të këtij studimi, pjesëmarrëset kanë kompiluar një listë me më shumë se 350 pyetje në stilin tyre të jetesës, në veset dhe në praninë e sëmundjeve kronike.

Hulumtuesit në këtë mënyrë kanë vlerësuar konsumimin e peshkut gjatë javës, duke hetuar dhe mbi kualitetin e produkteve të detit dhe pohuan se “kush konsumon peshk të paktën tre herë në javë, ishte shumë më i mbrojtur nga goditjet kardiake”.

Probabiliteti i tyre për të qenë pre e këtyre goditjeve ishte rreh 15 % më pak në krahasim me të gjithë personat e tjerë.

r.b/NOA

KOMENTE