Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankth në selitë blu e rozë, VNV mbajnë në dorë fatin e Rama-Basha
English

Ankth në selitë blu e rozë, VNV mbajnë në dorë fatin e Rama-Basha

Tiranë, 9 maj 2011, NOA/ Ariola Ymeraj - Rreth orës 03.00 ka filluar numërimi i vullnetit të qytetarëve në Vendet e Numërimit të Votave, nga ku pritet të dalin edhe fituesit dhe drejtuesit lokalë të të gjithë Shqipërisë.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, tashmë e gjithë puna është në duart e komisionerëve në Vendet e Numërimit të Votave. Ai theksoi se në disa prej VNV-ve në rang kombëtar procesi i numërimit të votave ka filluar.

Ndërkaq në dy deklaratat e tyre të mbrëmjes së diel, kryesocialisti Edi Rama dhe rivali i tij për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha pavarësisht euforisë, nuk pranuan të deklarojnë se si janë raportet mes tyre në preferencat e votuesve.

Ndërsa nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 19.00 u raportua se pjesëmarrja e votuesve në rang vendi kapte shifrën e 50.9% të popullsisë, dhe në kryeqytet kap shifrën 47%, tashmë duket se do të duhen rreth 2 ditë për t’u orientuar qartë se në cilën anë do të anojë peshorja e votës së shqiptarëve.

E ndonëse ka kaluar kohë nga mesnata ende vazhdon procesi i transportit të kutive të votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave.

Sakaq në selitë e dy partive më të mëdha në vend, asaj Socialiste që luan për të katërtën herë figurën e kryetarit të saj Edi Rama dhe në atë të Partisë Demokratike e cila pret të shtjerë në dorë edhe Bashkinë e Tiranës, ankthi ka pushtuar selitë e të dy kampeve.

a.y/NOA

KOMENTE