Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debate në KQZ, PS: Po bllokoni numërimin. PD: Sillni raste i verifikojmë
English

Debate në KQZ, PS: Po bllokoni numërimin. PD: Sillni raste i verifikojmë

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente po diskuton procesin e numërimit të votave, ku nga ana e komisionerëve socialistë po ngrihet pretendimi se shifrat e publikuara nga ana e këtij institucioni për rezultatet janë jokorrekte.

Lidhur me këtë pretendim të opozitës, kryetari i këtij komisioni Arben Ristani u shpreh se, nëse opozita ka shifra jokorrekte për këtë pasqyrim ti bëjë publike dhe do dërgohen përfaqësues për ti verifikuar.

Genci Gjonçaj përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision u shpreh se komisionerët e djathtë po bllokojnë procesin e numërimit të votave.

Ndërkaq nga ana e komisionerëve të djathtë në KQZ, u deklarua se komisionarët dhe numëruesit janë të lodhur dhe se nuk duhen keqinterpretuar fenomene të tilla.

Ndërkaq theksohet se disa KZAZ në kryeqytet janë bllokuar, për të filluar më pas në një kohë të dytë.

a.y/NOA

KOMENTE