Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX, Task Forcë për veriun
English

EULEX, Task Forcë për veriun

Prishtinë, 9 maj – EULEX-i ka vendosur t’u përgjigjet sfidave në veri me një grup të veçantë njerëzish që do të merren vetëm me atë pjesë. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, ka krijuar një Task Forcë të veçantë për veriun. Task Forca është kundër krimit të organizuar dhe përbëhet nga policia, drejtësia dhe doganat e EULEX-it. Krijimin e Task Forcës, kreu i misionit Xavier Bout de Marnhac, ka zgjedhur që t`ia prezantojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së si shembull të përkushtimit të misionit për atë pjesë të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Në raportet e rregullta për Kosovën që sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i bën Këshillit të Sigurimit, raportohet edhe për punën e EULEX-it. Shefi i misionit të BE-së në një aneks të veçantë raporton për punën e EULEX-it në tremujorin përkatës. Në raportin për periudhën 15 janar – 19 prill 2011, Marnhac shkruan se EULEX-i ka vazhduar që ta zbatojë mandatin e vet, duke i mbështetur institucionet e Kosovës dhe duke përdorur edhe kompetencat ekzekutive aty ku është vlerësuar si e nevojshme. “Qëllimi i misionit për të forcuar sundimin e ligjit në veri është shënuar nga disa përpjekje të rëndësishme, përfshirë edhe zbarkimin e një Task Force kundër krimit të organizuar dhe me një dukshmëri më të madhe të misionit në atë pjesë. Disa operacione policore dhe gjyqësore kundër krimeve të luftës, korrupsionit dhe krimit të organizuar janë kryer”, shkruan Marhnac.

KOMENTE