Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Helsinki: KQZ dhe Policia të garantojnë numërimin, të mos pengojnë vëzhguesit
English

Helsinki: KQZ dhe Policia të garantojnë numërimin, të mos pengojnë vëzhguesit

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një deklaratë të pak minutave më parë bëri thirrje publike që të mos pengohen monitoruesit e shoqërisë civile.

Në deklaratë theksohet se, gjatë ditës së sotme në KZAZ nr. 8 të qytetit të Durrësit, vëzhguesja e KSHH nuk u lejua të hyjë në ambientet e numërimit të votave dhe një tjetër vëzhguese e kësaj organizate, nuk u lejua të hynte në vendin e numërimit të votave në KZAZ nr.48 në Tiranë.

Nga KSHH sqarohet se, të dyja vëzhgueset janë, rregullisht, të akredituara pranë KQZ dhe disponojnë, për këtë qëllim, dokumentin përkatës.

“Veprime të tilla vijnë ndesh me Kodin Zgjedhor, nenet 6, 7 dhe 121 të tij, në të cilët sanksionohet e drejta e organizatave jofitimprurëse për të monitoruar dhe vëzhguar çdo fazë të procesit zgjedhor, duke përcaktuar se për këtë qëllim ato duhet të kujdesen për akreditimin e vëzhguesve të tyre pranë KQZ”, thuhet në deklaratë.

Në vijim të këtyre rasteve Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kanë bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që merren me ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit të numërimit që të lejojnë vëzhguesit të kryejnë punën e tyre.

Sipas KSHH-së, theksohet se edhe procesi i numërimit të votave dhe vëzhgimi i këtij procesi shënon standard.

a.y/NOA

KOMENTE