Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis numërimi i votave në Durrës
English

Nis numërimi i votave në Durrës

Durrës, 9 maj 2011, NOA – Ka nisur më në fund procesi i numërimit të votave në qytetin e dytë të madh të vendit, Durrësin, ku garon nën siglën e “Aleancës për të Ardhmen” për një mandat të dytë kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, kundrejt atij demokrat të “Aleancës për Qytetarin” Ferdinand Xhaferraj.

Pas një përqindjeje jo të lartë të pjesëmarrjes në votime në qytetin bregdetar, me nisjen e procesit të numërimi në Durrës, duket se mes votave të numëruara dy kandidatët gjenden me vota afërsisht të barabarta.

Procesi i numërimit nisi me vonesë në këtë qytet pas kërkesës që numëruesit e votave të jenë me shkollë të lartë, me qëllim që edhe procesi kryesor i zgjedhjeve ai i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit të bënte një punë profesionale.

Bashkia e Durrësit, e dyta bashki e madhe e vendit kërkohet me ngulm nga të dyja palët, por ajo që duhet shënuar është se kjo bashki drejtohet prej disa mandatesh nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

mit/NOA

KOMENTE