English

Një grua në Vlorë bëhet pre e grabitjes me dhunë

Vlorë, 9 Maj 2011 NOA – Një grua e pambrojtur është sulmuar nga dy persona të cilët në përpjekje për ta grabitur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:30 në lagjen “Dëshmorët”, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Lidhur me ngjarjen policia e Vlorës tha sot se rreth orës 07:00 është bërë arrestimi në flagrancë i Leonard Petro Lapa, 19 vjeç dhe R. L., 15 vjeç, që të dy lindur në Vlorë e banues në fshatin Risili të Rrethit Vlorë.

Arrestimi i tyre është bërë për arsye se më datë 08.05.2011 në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me shtetasin Xh. I., 13 vjeç, lindur në Vlorë e banues në fshatin Babicë e Vogël, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke i këputur varësen që kishte në qafë shtetases F. T., 46 vjeçe, banuese në lagjen “Dëshmorët” Vlorë.

“Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit e mbetur në tentativë”, - sqaroi Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë.

e.t/NOA

KOMENTE