Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultatet paraprake në gjithë vendin
English

Rezultatet paraprake në gjithë vendin

Ora 20.23

Edi Rama: 24867 vota

Lulzim Basha 24393 vota

Kuti të numëruara, 94 nga 485

Të dhënat e fundit zyrtare mbi rezultatet e votimeve, rifreskim minutë pas minute:

Bashkia Tiranë

Qendra votimi 47 në 483

Pjesëmarrja 72.71 për qind

Edi Rama 51.6 për qind ose 11139 vota

Lulzim Basha 48.2 për qind ose 10411 vota

Hysni Milloshi 0.2 për qind ose 38 vota

Bashkia Berat

Qendra votimi 19 në 74

Pjesëmarrja 41.6 për qind

Fadil Nasufi 52.2 për qind ose 2434 vota

Ilir Deçolli 47.8 për q ind ose 2228 vota

Bashkia Elbasan

Qendra votimi 14 në 96

Pjesëmarrja 66.22 për qind

Qazim Sejdini 58.9 për qind ose 3771 vota

Durim Hushi 41.1 për qind ose 2636 vota

Bashkia Fier

Qendra votimi 27 në 83

Pjesëmarrja 57.4 për qind

Baftjar Zeqaj 58.2 për qind ose 4693 vota

Ilir Belje 43.8 për qind ose 3655 vota

Bashkia Korçë

Qendra votimi 14 në 62

Pjesëmarrja 70.76 për qind

Niko Peleshi 56 për qind ose 3431 vota

Andrea Mano 44 për qind ose 2694 vota

Bashkia Lezhë

Qendra votimi 13 në 24

Pjesëmarrja 46.86 për qind

Gjokë Jaku 47.5 për q ind ose 2410 vota

Viktor Tushaj 52.5 për qind ose 2668 vota

Bashkia Lushnjë

Qendra votimi 8 në 64

Pjesëmarrja 38 për qind

Fatos Tushe 59.1 për qind ose 1506 vota

Albert Sanxhaku 40.9 për qind ose 1043 vota

Bashkia Peshkopi

Qendra votimi 11 në 151

Pjesëmarrja 38 për qind

Fatos Tushe 40.5 për qind ose 3013 vota

Albert Sanxhaku 59.5 për qind ose 4419 vota

Bashkia Pogradec

Qendra votimi 7 në 28

Pjesëmarrja 38 për qind

Artan Shkëmbi 58.3 për qind ose 2075 vota

Luan Topçiu 41.8 për qind ose 1487 vota

Bashkia Sarandë

Qendra votimi 25 në 29

Pjesëmarrja 72.71 për qind

Stefan Çipa 60.1 për qind ose 5829 vota

Edmond Gjoka 39.9 për qind ose 3868 vota

Bashkia Shkodër

Qendra votimi 3 në 95

Pjesëmarrja 72.71 për qind

Genc Uruçi 37.1 për qind ose 239 vota

Lorenc Luka 63 për qind ose 406 vota

Bashkia Vlorë

Qendra votimi 4 në 86

Pjesëmarrja 38.8 për qind

Shpëtim Gjika 57.9 për qind ose 1621 vota

Ardian Kollozi 42.1 për qind ose 1177 vota Debate në KQZ, PS: Po bllokoni numërimin. PD: Sillni raste i verifikojmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente po diskuton procesin e numërimit të votave, ku nga ana e komisionerëve socialistë po ngrihet pretendimi se shifrat e publikuara nga ana e këtij institucioni për rezultatet janë jokorrekte.

Lidhur me këtë pretendim të opozitës, kryetari i këtij komisioni Arben Ristani u shpreh se, nëse opozita ka shifra jokorrekte për këtë pasqyrim ti bëjë publike dhe do dërgohen përfaqësues për ti verifikuar.

Genci Gjonçaj përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision u shpreh se komisionerët e djathtë po bllokojnë procesin e numërimit të votave.

Ndërkaq nga ana e komisionerëve të djathtë në KQZ, u deklarua se komisionarët dhe numëruesit janë të lodhur dhe se nuk duhen keqinterpretuar fenomene të tilla.

Ndërkaq theksohet se disa KZAZ në kryeqytet janë bllokuar, për të filluar më pas në një kohë të dytë.

PDIU: Të ruhen standardet e 8 majit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet gjatë ditës së djeshme.

Shqiptarët dje kanë votuar si qytetarë evropianë. Për Shqipërinë dhe shqiptarët është e nevojshme që këto zgjedhje të jenë në përputhje me standardet evropiane, - vlerëson PDIU, kurse i bën thirrje forcave politike që janë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor që të ruajnë standardet e këtyre zgjedhjeve.

Dje nuk ka patur të fituar dhe të humbur, por kanë fituar proceset integruese të Shqipërisë, - vlerëson PDIU.

Deri më tani, PDIU thotë se ka arritur rezultate pozitive në të gjithë vendin. Është konfirmuar fitorja e kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, z. Ndriçim Dushku.

Në Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri, tha drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cënohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Berat.

PDIU siguron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike administrojnë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama deklaron fitoren

Me një entuziasëm të dukshëm lideri socialist Edi Rama, njëherësh kandidati për të katërtin mandat për bashkinë e kryeqytetit deklaroi se koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka fituar zgjedhjet në mbarë vendin me një rezultat të qartë e të pastër. Në daljen e dytë për mediat që prej ditës së zgjedhjeve, kryesocialisti Rama deklaroi pak minuta më parë nga selia rozë se beteja për fitoren e të majtës vazhdon, pasi tashmë sikundër tha ai është radha e numëruesve.

Këtu shefi i opozitës shprehu mirënjohjen për të gjithë komisionerët e Partisë Socialiste, burra e gra siç tha ai, që me pasion iu nënshtruan trajnimit të posaçëm dhe respektuan gërmë për gërmë planin për mbrojtjen e votës.

Ndërkohë që numërimi i votave vijon ethshëm në mbarë vendin, Rama i bëri thirrje numëruesve të mos lejojnë të preket asnjë votë.

Rama garantoi se edhe partitë e vogla mund ta quajnë veten të mbrojtur nga komisionerët socialistë të numërimit të votave.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet qartë e pastër. Jemi përgatitur dy vjet për këtë ditë të bukur, që të smbrapsim çdo orvatje për manipulim”, theksoi lideri socialist.

Ai shprehu bindjen për kandidatëve socialistë në një numër të madh bashkish më të rëndësishmet në vend, duke veçuar këtu edhe fitoren e një kandateje grua, në Burrël.

“Unë veçoj fitoren e një zonje në Burrel, e cila do të qeverisë për katër vjet këtë bashki.

Lideri i opozitës tha se rezultatet i fitores do të rriten gjithnjë e më shumë referuar procesit të numërimit të votave që ka ende shumë rrugë përdrejt mbylljes.

Sipas Ramës gjerdani i fitoreve do të shtrihet jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në disa qytetet të tjera, që sipas tij, do të jenë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Rama i bëri apel komisionerëve të numërimit të votave të rrinë në këmbë dhe zgjuar deri në numërimin e votës së fundit.

Ndërkohë kryesocialisti Edi Rama kryeson me 15448 vota në rezultatet paraprake kundrejt 14 596 votave që ka mbledhur deri tani kandidati demokrat Lulzim basha.

Pritet që deri në fund gara mes socialistit Rama dhe kandidatit demokrat Basha të jetë tejet e fortë, për shkak se kandidati socialist për më tepër është edhe kryetari i Partisë Socialiste, partisë më të madhe opozitare në vend, që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009 fitoi më shumë vota si parti në qytetin e Tiranës, por edhe në rang vendi.

***

Përfundon zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Memaliaj, Rrogozhinë, Ballsh, Poliçan dhe bashki të tjera, duke shënuar fitoren e PS në pjesën më të madhe duke vijuar me PD dhe një bashki të fituar nga PDIU.

Në Përmet ka përfunduar numërimi dhe ka fituar kandidati i PS kundrejt atij të PD.

Në Tepelenë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe ka fituar kandidati i PS Tërmet Peç me 1741 vota.

Kurse Reshat Zike i LZHK mori 1188 vota dhe kandidati i PD, 750 vota.

Në Ersekë ka fituar Ali Llaku i PS me 1523 vota kundrejt rivalit të PD i cili mori 1332 vota.

Në Kukës u shpall fitues Hasan Halili, kandidati i Aleancës për Qytetarin

Në Pukë fitoi kandidati i PD Arif Dedaj ndaj kandidatit të PD.

Në Delvinë gjithashtu ka përfunduar numërimi, shpallet fitues kandidati i PD.

Në Ballsh ka fituar kandidasti i PS Ilir Çela me 223 vota në avantazh.

Në Poliçan fitoi kandidati i PS, Adriatik Zotkaj, me 25 vota më shumë.

Në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PDIU, Ndriçim Dushku.

Sakaq në Berat, komuna Otllak ka fituar kandidati i PS me 12 vota më shumë.

Edhe në Urën Vajgurore ka fituar kandidati i PS, edhe atje me 12 vota diferencë.

Në Peqin ka fituar kandidati i PD, Ilir Rrushi kundrejt rivalit socialist.

Në Bajram Curri ka fituar me 2108 vota kandidati i PD Agron Demushi kundrejt rivalit socialist Avni Dega i cili mori 1221 vota.

Te komuna Dushk n Lushnje ka fituar kandidati socialist Afrim Dedej i cili u shpall fitues.

*** Edhe dy kuti të numëruara tek Njësia nr 8 në Tiranë, raportohet nga KZAZ.

Rezulton se Rama te njëra kuti ka 63 vota dhe Basha 104.

Kurse tek kutia tjetër, Rama ka 179 vota dhe Basha 133 vota.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e deritanishme për bashkitë kryesore në vend.

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Fadil Nasufi ndodhet në avantazh ndaj rivalit të Aleancës për Qytetarin.

Në bashkinë e Fierit kryebashkiaku aktual Baftjar Zeqaj i “Aleancës për të Ardhmen” kryeson ndaj demokratit Ilir Bele. Në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota. Në bashkinë e Pogradecit kryeson kandidati i “Aleancës Për të Ardhmen” Artan Shkëmbi kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Luan Topçiu. Në bashkinë e Kukësit gjendet në avantazh kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Hasan Halilaj përballë rivalit të majtë Alfred Cengu. Në baskinë e Krumës kandidati i “Aleancës Për të Ardhmen” kryeson me 1619 vota përballë rivalit të Aleancës për Qytetarin Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota. Në bashkinë e Kamzës kryeson kandidati Aleancës për Qytetarin Xhelal Mziu përballë rivalit të majtë Rakip Suli. Në bashkinë e Gjirokastrës kandidati Flamur Bime “Aleancës Për të Ardhmen” kryesor përballë kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri.

***

Nga numri i votave deri në orët e drekës, rezulton se kandidati i Partisë Socialiste, Edi Rama, është në avantazh ndaj rivalit demokrat Lulzim Basha për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Në të gjitha KZAZ-të e kryeqytetit, sot po kryhet procesi i numërimit të votave.

Bashkëpunëtorët e NOA raportojnë se momentalisht ka një ndërprerje në disa prej KZAZ-ve për të rifilluar numërimin pas pak orësh për shkak të një ndërprerjeje pushimi.

Të dhënat e deritanishme flasin për dominancë të Edi Ramës tek KZAZ nr 46 ku po numërohen votat e kutive të qendrave të votimit të njësisë nr 2.

Deri tani janë numëruar votat e shtatë kutive ndër 54 që janë në total. Atje dominon Edi Rama.

Sakaq nga të dhënat e orës 14.00 është përfunduar numërimi i votave tek dy qendra të tjera.

Në njërën prej tyre Lulzim Basha ka 420 vota dhe Edi Rama 364 vota.

Kurse në tjetrën, Edi Rama ka 399 vota dhe Lulzim Basha 248 vota.

Këto kuti votimi i përkasin zonave të njësisë nr 2 e cila shtrihet nga sheshi Skënderbej, rruga Qemal Stafa dhe deri në Sauk. E po ashtu, përfshin bulevardin Dëshmorët e Kombit, deri te rruga Arkitekt Kasemi duke përfshirë Qytetin Studenti, Shkollën e Baletit, etj.

Një tjetër informacion i minutës së fundit vjen nga Njësia nr 8.

Mësohet se kutia e parë kja sjellë si rezultat 435 vota për Bashën dhe 322 për Ramën.

Kjo zonë përfshin bulevardin Zogu i Parë deri te Selvia, rrugën Siri Kodra, atë Riza Cerova, etj.

Sakaq në të gjithë vendin po vazhdon procesi i numërimit të votave.

Bëhet e ditur fitorja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në Aleancën për të Ardhmen në Himarë ku procesi ka përfunduar.

Sakaq zëdhënësja e PS raporton dhe bashki të tjera të fituara:

“Në Himarë, Rrëshen, Përmet, Sarandë e Gramsh kanë fituar kandidatët tanë. Po ashtu pritet fitore edhe në Durrës e Pogradec”, - tha zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli.

Nga KQZ thuhet paraprakisht se PD ka fituar bashkinë e Peqinit.

Sakaq, nga Aleanca për Qytetarin nuk ka deri tani ndonjë dalje publike. Mbrëmë pak pas mesnate, kandidati për Tiranën Lulzim Basha tha se do të priste vetëm shpalljen zyrtare të rezultatit për tu shprehur mbi zgjedhjen ose jo të tij.

e.t/NOA

KOMENTE