English

Rusi, paradë madhështore për 9 majin

Rusi, paradë madhështore për 9 majin Moskë, 9 maj, NOA - Rusia i ka shfaqur forcat e armatosura me armatimin më të mirë bërthamor në paradën për kremtimin e 66 vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste. Rreth 20 mijë trupa marshuan në Sheshin e Kuq në Moskë duke përshëndetur presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin. Armatimi i sofistikuar ushtarak kulminoi me shfaqjen e lansuesve të raketave balistike interkontinentale Topol-M. Në fjalimin para trupave dhe të ftuarve, presidenti Dimitri Medvedev tha se "Rusia sot qëndron fortë mbi parimet e bashkëpunimit paqësor". NOA/RFE

KOMENTE