English

Tritol makinës së drejtuesit të policisë

Sarandë, 9 maj, NOA – Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është hedhur në erë makina e një drejtuesi të policisë në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen numër 4.

Mësohet se makina është në pronësi të të komandantit të grupit të gatshëm të policisë së Sarandës Aleksandër Lulo. Mjeti ka qenë i parkuar në një prej rrugëve të lagjes nr. 4. Ndësa Lulo ka qenë duke garantuar sigurinë e procesit të numërtimit të votave. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona në komisariati.

a.k/NOA

KOMENTE