English

Edhe Barça në sulm për Sanchez

Barcelonë, 10 Maj NOA - Jo vetëm Manchester City. Tashmë në garë për Alexis Sanchez është futur bindshëm dhe Barcelona dhe lajmi është pohuar nga e përditshmja spanjolle, “Marca”.

Është një nga tre lojtarët, së bashku me Neymar dhe Giuseppe Rossi, që pëlqehet së tepërmi nga Pep Guardiola.

Vlera e tij aktualisht është tepër e lartë, pasi kërkohet një shifër prej 40 milionë eurosh, por në krahun tjetër Barcelona ka bërë të ditur se është e gatshme të investojë në një talent të ri dhe me sa duket Sanchez është alternative e duhur për katalanasit.

r.b/NOA

KOMENTE