English

Kosova ble armë jashtë vendit

Prishtinë, 10 maj, NOA - Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2010, por edhe gjatë këtij viti është pajisur me armë të kalibrave të ndryshëm, duke i blerë ato nga vende të ndryshme. E përditshmja "Express" ka shkruar sot për blerjen e armëve, duke siguruar edhe një dokument mbi këtë. Armët janë blerë për Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Doganat dhe Shërbimin Korrektues.

Nga arsenali i armëve siç bëhet e ditur janë blerë: pushkë të kalibrave të ndryshëm, pistoleta dhe municione, ndërsa ato u blenë në Gjermani, Zvicër, Turqi dhe Austri. Gjithashtu gjatë këtyre periudhave janë blerë edhe mjete shpërthyese dhe piroteknike nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kroacia. Në dokumentin e siguruar nga gazeta kosovare nuk nënvizohet se cila është vlera e harxhuar e mjeteve financiare për blerjen e këtyre armëve.

NOA

KOMENTE