English

Shpallet rezultati për 21 bashki, 13 PS dhe 8 PD-LSI

Tiranë, 10 Maj 2011 NOA/ Ervin Tirana - Deri në mesnatën duke hyrë e marta 10 maj, është konfirmuar mbyllja e procesit të numërimit të votave për 21 bashki.

Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 13 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 8 të tjerat.

Bashkitë ku u mbyll procesi i numërimit të votave janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukës, Bilisht, Leskovik.

Sakaq është ngushtuar gjithnjë dhe më shumë rezultati ende në proces zbardhjeje të plotë, për garën e Tiranës.

Në orën 01.30 të së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve komunikoi se ndër 485 kuti votimi janë numëruar 141 prej tyre.

Në to rezulton se Lulzim Basha ka arritur në 49.3 për qind kurse Edi Rama gjendet në 50.7 për qind.

Si vota, Basha numëron aktualisht 35062, kurse Edi Rama 35923.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve në përqindje është 1.4 ose 861 vota diferencë mes të dyve në favor të z.Rama.

e.t/NOA

KOMENTE