English

Xhaferraj kalon në avantazh në Durrës

Durrës, 10 maj, NOA – Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka kaluar në avantazh gjatë procesit të numërimit të votave mëngjesin e sotëm. Sipas rezultateve më të fundit, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhaferraj ka marrë 8992 vota. Ndërsa rivali i tij Vangjush Dako ka marrë 8980 vota.

Gjatë gjithë ditës së djeshme Dako ka qenë në avantazh me një diferencë prej 1000-1500 votat. Ndërkohë që hapja e kutive të zonës së Spitallës dhe Kënetës në këtë qytet ka kthyer rezultatin në favor rë Xhaferrajt, edhe pse me një diferencë të vogël.

a.k/NOA

KOMENTE