Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Nuk na e tjetërsojnë dot fitoren, Basha është humbësi që qesh
English

Braçe: Nuk na e tjetërsojnë dot fitoren, Basha është humbësi që qesh

Tiranë, 11 maj 2011, NOA – Deputeti socialist Erion Braçe e akuzoi kryekomisionerin e KQZ-së Arben Ristani se është sot zyrtari më i investuar rrugaçërisht, kriminalisht, politikisht për të prishur zgjedhjet edhe këtë herë.

“Arben Ristani është tani- këto çaste, zyrtari më i lartë i administratës zgjedhore që më shumë se paaftësi dëshmon anësi politike të qëllimtë, në zhbërjen përfundimtare të standarteve të zgjedhjeve në atë fazë të zgjedhjeve, më të kritikuarën ndërkombëtarisht, administrimin e zgjedhjeve. Por nuk do të ndodhë asgjë”, deklaroi nga selia rozë Braçe. Sipas në kutitë e votimit është vullneti i popullit, për të cilin Partia Socialiste është e vendosur ta lexojë me korrektësi, ndershmëri dhe transparencë.

“Ne kemi fituar, fitoren po lexojmë. Nuk mundet që teknologjisë në KQZ të tjetërsojë fitoren. Nuk mundet që nukli primitiv në PD humbës shembullor, të arrijë të tjetërsojë fitoren. Ne dimë gjithçka, ne jemi kudo, dhe pas furgonit të bardhë, me dhjetë kuti brenda që po vjen vërdallë prej mëngjesit nëpër Tiranë, pa gjetur mundësinë

më të vogël për të shkarkuar manipulimin”, tha Braçe.

Ai tha se të dhënat zgjedhore që mbërrijnë minutë pas minute në qendrën operative të PS-së konfirmojnë fitoren përmes një diference që po vjen e thellohet.

“Fitorja jonë eshtë mëse e sigurt dhe me tre shifra më e lartë se fitorja jonë e treguar nga vetë Ristani. Lulzim Basha, hyri në këtë garë si gënjeshtar, qëndroi si gënjeshtar, dhe në fund të saj është një humbës gënjeshtar që qesh”, përfundoi deklaratën deputeti socialist Erion Braçe.

mit/NOA

KOMENTE