Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gadafi i shpëtoi sulmit ndaj bunkerit, u arratis mes turmës së refugjatëve
English

Gadafi i shpëtoi sulmit ndaj bunkerit, u arratis mes turmës së refugjatëve

Tripoli, 11 maj, NOA – Lideri libian, Muamar Gadafi, duket se ka qenë në gjendje t'u shpëtojë bombardimeve të forcave aleate të NATO-s brenda bunkerit të tij në Tripoli, kryeqytetin e Libisë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë forcat e NATO-s, sipas të cilëve, dyshohet se Gadafi e ka braktisur bunkerin e tij dhe i fshehur mes turmës së refugjatëve, ka mundur që të ikë në një vend të panjohur.

Sipas disa versioneve, koloneli diktatorial mund të jetë fshehur në një vend të papërcaktuar në shkretëtirën e hirit, Shura.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, me qëllimin e verifikimit të të gjitha gjurmëve të Gadafit dhe asaj çka kishte ngjarë në të vërtetë gjatë sulmit mbi bunkerin ku ai fshihej vazhdimisht, gjatë kohës së konfliktit.

“Gadafi nuk ka qenë kurrë qëllimi i misionit ndërkombëtar, i cili në vetvete ka për qëllim mbrojtjen e civilëve dhe për të shmangur një" gjakderdhje, konfirmoi ministri i Jashtëm italian Franco Frattini.

n.e/NOA

KOMENTE