English

PD fundos PS në Shkodër, me 8 mijë vota avantazh

Shkodër, 11 maj 2011, NOA- Qyteti i Shkodrës aktualisht rezulton qyteti me avantazhin më të thellë mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, duke shënuar disfatën më të madhe për kampin rozë.

Aktualisht janë numëruar 85 kuti nga 95 të tilla, ku kryeson bindshëm Partia Demokratike dhe kandidati i saj Lorenc Luka, kundrejt atij socialist Genc Uruçi.

Favoriti Luka, tashmë i destinuar për kryebashkiak të Shkodrës, deri në kutinë e 85-të, mban 18110 vota, ndërsa ai socialist mban 10180 vota.

Sakaq ky rezultat deri më tani shikohet si fitorja më triumfuese e Partisë Demokratike dhe si humbja më e thellë e Partisë Socialiste.

a.y/NOA

KOMENTE