English

PD merr Krujën, PS Fushë-Krujën

E mërkurë, 11 maj 2011, NOA- Ka përfunduar numërimi i votave në qytetin e Krujës, ku ka kryesuar kandidati i Partisë Demokratike Shkëlzen Hoxha me 97 vota kundrejt Ismail Danit të Partisë Socialiste.

Me këtë fitore një tjetër bashki rreshtohet në krahun e Partisë Demokratike, krahas bashkive të marra nga numërimet e përfunduara më parë.

Ndërkaq edhe në Fushë-Krujë ka përfunduar numërimi nga ku ka kryesuar kandidati i Partisë Socialiste Gjon Bardhi, kundër atij të Partisë Demokratike Bilal Stafuka.

a.y/NOA

KOMENTE