Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: PS po bllokon numërimin
English

PD: PS po bllokon numërimin

Tiranë, 11 maj 2011, NOA - Partia Demokratike reagon pas deklaratës së zëdhënëses socialiste Mimi Kodheli duke akuzuar se janë komisionerët socialistë ata që ndërpresin numërimin e votave në mënyrë të njëanshme.

Zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi në një konferencë për shtyp se në asnjë minibashki në Tiranë nuk është ndërprerë numërimi nga komisionerët e djathtë.

Mustafaraj i cilësoi akuzat e Kodhelit si të pabaza, dhe të tilla që kërkojnë të shmangin vëmendjen nga numërimi i votave në ato njësi ku kandidati i të majtës Edi Rama është në disavantazh ndaj kandidatit të djathtë Lulzim Basha.

Zëdhënësja e PD-së sqaroi se komisionerët e Partisë Demokratike nuk kanë ndërprerë procesin e numërimit pa konsensusin e përfaqësuesve të PS-së, në asnjë njësi bashkiake”.

Sipas PD-së Partia Socialiste po rreket të bllokojë procesin e numërimit të votave, duke e argumentuar me faktin se në njësinë nr. 8 në Tiranë janë numëruar 11 kuti më pak se në njësinë bashkiake nr. 5.

Mustafaraj u shpreh se Partia Demokratike është e angazhuar të lexojë çdo votë dhe në mënyrë sa më të shpejtë.

mit/NOA

KOMENTE