Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PE: Procesi zgjedhor i rregullt, vonesa në numërimin e votave
English

PE: Procesi zgjedhor i rregullt, vonesa në numërimin e votave

Tiranë, 11 maj 2011, NOA - Delegacioni i Parlamentit Europian, i udhëhequr nga eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi se zgjedhjet e 8 majit u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Sipas deputetëve skena politike në Shqipëri mbetet tejet e polarizuar, gjë që reflektohet edhe në faktin se si media e ka pasqyruar procesin zgjedhor. Ky delegacion prej katër deputetësh të PE-së i shpërndarë nëpër zona të ndryshme të vendit vërejti rishtas se pati vonesa në hapjen e shumë qendrave të votimit, ndërkohë që u vërejt edhe votimi familjar, një fakt ky i njohur për zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas delegacionit të eurodeputetëve procesi i numërimit të votave po tejzgjatjet dhe po vihet në diskutim në shumë zona, mbi të gjitha në Tiranë.

Në 8 maj eurodepuetët vizituan mbi 35 qendra votimi në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Fier, Himarë, Ilias, Gjilek, Vlorë, si dhe një qendër numërimi në Vlorë dhe qendrën operative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë ditëve të qëndrimit në vend, delegacioni i eurodeputetëve u takua me krerët e partive politike, vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Brendshme, kryeministrin, udhëheqësit e opozitës, Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit diplomatik, apo edhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.

mit/NOA

KOMENTE