Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sindikatat, grevë e përgjithshme në Greqi
English

Sindikatat, grevë e përgjithshme në Greqi

Athinë, 11 maj, NOA - Sektori privat dhe ai shtetëror në Greqi sot do të paralizohet nga greva e re e përgjithshme 24-orëshe, e organizuar nga dy sindikatat reprezentative në vend. Konfederata e përgjithshme e punës (GSSE) dhe Federata e nënpunësve shtetëror (ADEDI) në shenjë proteste kundër masave për kursim, kumtojnë mediat greke.

Sindikatat protestojnë kundër imponimit nga BE-ja dhe FMN-ja për shkurtimet në ekonomi dhe insistojnë që qeveria të mos ndërmarrë më tepër masa për kursim.

Kjo do të jetë greva e dhjetë sindikaliste që nga maji i vitit të kaluar, e organizuar pas memorandumit të nënshkruar të qeverisë së Papandreut me kreditorët nga eurozona dhe FMN-ja për kredi shpëtuese në vlerë prej 110 miliardë eurove, që Greqia e mori për dalje nga kriza.

Sindikatat kërkojnë nga qeveria që ta ndryshojë politikën e saj dhe ajo të jetë në interes të punëtorëve dhe shoqërisë.

Sot në orën 11 në fushën Marsovo do të mbahet tubim, që më pas do të shndërrohet në shëtitje protestuese deri në parlament. Transporti publik do të bllokohet, ndërsa anijet do të mbeten në porte. Prej orës 12 deri në orën 16 nuk do të ketë asnjë fluturim, ndërsa spitalet do t'u shërbejnë vetëm rasteve urgjente

NOA

KOMENTE